http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej 5 javësh te enjtet janë mbrëmjet e muzikës se vërtete shqiptare ne ekranin e Vizion Plus. Mbrëmja e djeshme e Këndo Këngën Time iu rezervuar Rovena Dilods një nga zërat më të fuqishëm të muzikës së lehtë shqiptare.Kryefjala ishte si gjithmonë muzika, ku tete zërat e rinj te ketij spektakli risollen 8 nga këngët me te bukura te repertorit te këngëtares.E çiltër, me zë të fuqishëm dhe paraqitje tërheqëse, Rovena Dilo, e cila gjithmonë ka përcjellë mesazhe e vlera artistike përmes këngëve të saj ka rrëfyer detaje të panjohura më parë për publikun lidhur me daljen e saj te pare ne skene, pjesëmarrjet ne festival, emigrimin si dhe marrëdhëniet me bashkëpunëtoret.Per këngëtaren që i ka dhënë e vazhdon ti japë skenës shqiptare, Rovena Dilo, mbrëmja u mbyll me nje performance te sajën duke ia lëne kështu stafetën nje tjetër zëri te veçante, Manjola Nallbanit me te cilën do te jemi te enjten e ardhshme ne Këndo Këngën Time ne Vizion Plus.