Report TV -Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: 8.6% e të kontrolluarve në 2019, rezultuan pozitiv

Report TV 2019-11-15

Views 1

Shtohen 4 mijë raste të reja në vit me diabet në Shqipëri. 14.5% e personave që kryen Kontrollin Mjekësor Bazë këtë vit kanë rezultuar pre-diabetikë. 78 mijë persona të prekur nga diabeti përfitojnë rimbursimin e barnave 100% falas

?Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.5% janë identifikuar prediabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve?. Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria financon 100% të gjithë terapinë e mjekimit për personat që vuajnë nga diabeti dhe bëri apel për kryerjen në kohë të kontrolleve periodike, për të parandaluar komplikacionet e kësaj sëmundjeje.

Share This Video


Download

  
Report form