'Xhaka na lajmëroi se është dëmtuar', Trajneri Reja Askush të mos mendojë se është Messi

Report TV 2019-11-15

Views 0

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur sot në prag të ndeshjes me Andorën e cila është e parafundit për kualifikueset e Europianit. Tekniku italian ka vendosur theksin te kjo sfidë e cila është para takimit me Francën,m ndërsa ka shpjeguar edhe situatën e Xhakës, i cili nuk ka ardhur në grumbullim me kombëtaren.

Ndeshja me Andorrën?

?Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë?.

Mungesa e Cikalleshit?

?Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kush do që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djem të tjerë që do japin më të mirën?.

Mungesa e Xhakës?

?Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet?.

Share This Video


Download

  
Report form