Vrasja e 34 vjecarit Eri Zefi, vetezorezohet shoku i tij

RTV KLAN 2019-11-15

Views 7

Është vetëdorëzuar në polici Gjovalin Alia, i akuzuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Eri Zefit në Zall Xhuxhë të Mirditës.

34-vjeçari që u ekzekutua me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks, dyshohet se u nxorr në pritë nga shoku i fëmijërisë Alia.

Duke mohuar akuzën, ai ka rrëfyer se udhëtoi së bashku me Zefin ditën e vrasjes, kur edhe u sulmuan nga dy persona, të cilët donin të vrisnin edhe atë.

Uniformat blu njoftojnë se i riu se ka qëndruar i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe pas negociatave me policinë përmes familjarëve ka vendosur mëngjesin e kësaj të marte që t?u dorëzohet autoriteteve.

Ai pritet të dalë para Gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form