Fërgesë me vezë të ziera
Përbërësit:
4 vezë ( të ziera 6 minuta)
3 domate mesatare
1 spec i kuq
Kripë dhe piper i zi
Piper i kuq
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
4 lugë gjelle mozzarella
Përgatitja:
Fillimisht vendosim vezët për të zierë, nga momentet e zierjes i lëmë vetëm 6 minuta. Presim domatet në feta të holla rrumbullake dhe specin e presim në kubikë të vegjël.
Ngrohim vajin dhe gjalpin dhe shtojmë në të specat, i kavardisim pak, dhe mbi to vendosim fetat e domates. Qërojmë vezët dhe i ndajmë në 2 gjysma vertikalisht dhe mbi çdo fetë domate vendosim një gjysmë veze. Spërkatim vezët me kripë, piper të zi, piper të kuq, majdanoz të grirë hollë. Mbulojmë në fund vezët me djathë cheddar ose mozzarella.