#rtvora #oranews
Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik kanë qenë në qendër të diskutimeve të Grupit të Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore gjatë mbledhjes së pasdites së sotme.
Në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi tha se propozimet e tyre janë të realizueshme dhe i vijnë në ndihmë dhënies fund të shitblerjes së votës.
Bylykbashi: Është një nga çështjet kryesore në PD. Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Indentifikimi biometrik dhe votimi dhe numërimi elektronik është goxha i avancuar si propozim. Është një nga zgjidhjet që do na lejojë jo vetëm të luftojmë shitblerjen e votës, të luftojmë presionin dhe manipulimin që bëhet në qendrat e votimit duke i mbushur kësaj rradhe me prova konkrete.
Opozita insiston edhe te numërimi elektronik.
Bylykbashi: Do të bëjë të mundur heqjen e komisionerëve, të cilët me urdhër politik nga mazhoranca manipulojnë zgjedhje dhe gjithashtu do të garantojnë një numërim të besueshëm në kohë të shkurtër i cili garanton legjitimitet dhe besueshmëri të procesit. Është shumë planësh. Zgjidhjet tona janë të avancuara, plotësisht të realizueshme, megjithatë jemi ende në diskutimin e elementëve të zgjidhjes.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/opozita-mbledh-grupin-e-reformes-zgjedhore-diskutohet-numerimi-elektronik
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp