Fundjava tragjike e tre 17-vjeçarëve! Adoleshentët humbën jetën në aksidente fatale

Top Channel Albania 2019-11-11

Views 5

Mesnatën e së shtunës, pas përplasjes me makinë, humbën jetën dy 17-vjeçare, Denada Tarja dhe Suada Serani. Shkak i këtij aksidenti ishte shpejtësia e lartë me të cilën 18-vjeçari Françesk Shaba po drejtonte makinën.


Ai mbeti i plagosur, por më pas u arrestua nga policia për shkak se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Pjesa e rrugës nga rrethrrotullimi i Tegut deri tek mbikalimi i Saukut, është kthyer në një pistë garash, ku çdo mbrëmje të rinjtë testojnë shpejtësinë e makinave të tyre. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e së dielës, ku mbeti i vdekur 17-vjeçari Krisjan Veseli. Ai ishte pasagjer në makinën tip Mercedez Benz, ku shoferi më të cilin ai po udhëtonte, humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me një tjetër makinë e cila ishte në anë të rrugës. Për pasojë makina Mercedez Benz spostohet disa metra dhe përplasja ishte fatale për 17-vjeçarin Veseli.

Por e diela, regjistroi edhe një tjetër aksident fatal në rrugën Gjirokastër Tepelenë. Drejtuesi i makinës, Enrik Hyseni, pasi humbet kontrollin e makinës del nga rruga në një kthesë duke u përplasur me një mur anësor. Për pasojë, Hyseni mbeti i plagosur, por pasagjeri që ndodhej me të Julian Loloçi, humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve me pasoja vdekjeje, vazhdojnë të jenë, shpejtësia tepër e lartë, përdorimi i alkoolit, por sidomos përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Në vetëm nëntë muajt e parë të këtij vitit janë regjistruar 157 të vdekur, pesë me shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga këta 44 kanë humbur jetën për shkak se kanë qenë nën efektin e alkoolit apo edhe të dehur.

Në Shqipëri përdoret shpesh një shprehje që thotë, mos i fol shoferit, por edhe gjatë kursit të patentës, të mësohen disa gjëra bazike. E para, vendosja e rripit të sigurimit. E dyta kontrolli i pasqyrave, por mbi të gjitha nuk lejohet përdorimi i celularit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form