Pasioni për makinat, sidomos tek gjinia mashkullore është shumë i theksuar, megjithatë që të marrësh përsipër të ndërtosh vetë një të tillë duhet më tepër se aq. Mund, dëshirë dhe mbi të gjitha vullnet karakteristika këto që duket se nuk i mungojnë Olti Shatërit, djalit nga Fieri i cili së bashku me mikun e tij Kadri Manaj morën përsipër të ndërtonin vetë një makinë antike.
Si lindi ideja, sa punë u desh deri në përfundim dhe cilat janë vetitë e kësaj makine, për të gjitha këto pikëpyetje Olti ka përgjigjet e tij.
?Që në moshën 17-vjeçare unë dhe shoku im Kadri Manaj vendosëm të bënim diçka ndryshe. Mblodhëm pjesë të makinave të ndryshme dhe dolëm në përfundimin e një Lotus të viteve 60. Sigurisht që miqtë tanë e dinin për krijimin e saj megjithatë u surprizuan kur panë përfundimin dhe faktin që përfundoi në media si histori. Ishte Kadriu ai i cili vendosi për ngjyrën portokalli sepse unë preferoja të zezën por e pranoj që është më bukur kështu. Nuk do doja ta shisja kurrë nëse vjen ndonjë ofertë megjithatë makina nuk është vetëm e imja dhe këtë vendim do më duhet ta marr me mikun tim??, ka thënë Olti Shatëri, krijues i makinës.
Sakrificë për të çuar përpara një dëshirë në kufijtë e imagjinatës ku Olti sëbashku me Kadriun ja dolën të bëjnë realitet ëndrrën e dy fëmijëve 17-vjeçare, ndërsa tani si dy të rritur 27 vjeçar do të nisin krijimin e një Fordi po të viteve 60, deri atëherë duhet shumë punë ndaj le të gëzojnë Lotusin e tyre ne Fier.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH