Gjikondi-Nishanit: Keni përgjegjësi penale për drejtësinë Nshani: Kreu i KLSH s ka në dorë sistemin

Ora News Lajme 2019-11-07

Views 0

#rtvora #360gradë

Ish-Presidenti Bujar Nishani dhe juristja Brizida Gjikondi u përfshinë në një debat në studion e "360 gradë" në RTV Ora për përgjegjësinë e presidentëve në Reformën në Drejtësi.

Gjikondi tha se të gjithë presidentët e Republikës së Shqipërisë kanë përgjegjësi morale për drejtësinë sot. Nuk mungoi replika e Nishanit, i cili sqaroi se KLSH nuk ka në dorë sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga debati

Gjikondi: Do të doja të isha pak e drejtpërdrejtë dhe me ish- Presidentin Nishani. Mendoj që të gjithë presidentët e Shqipërisë kanë kusure në këtë situatë, ku ndodhet drejtësia shqiptare dhe vetë shqiptarët kanë përgjegjësi morale, përgjegjësi penale. Pavarësisht se faji është në përpjestim të zhdrejtë sepse jemi vend i vogël dhe i dimë përgjejgësitë e gjithë presidentëve. Mendoj që situata që është kështu sot me gjyqtarët, me prokurorët përfshin të gjithë Presidentët e Republikës së Shqipërisë. Edhe kur është vrarë gjyqtari Skerdilajd Konomi, ish-Presidenti Nishani ishte president në atë periudhë. Madje ka dalë e ka premtuar që për një muaj do bëhej e pamundura për të gjetur vrasësit. Mendoj që të gjithë duhet të kemi vetëreflektim që kemi kusuret tona, përgjegjësitë tona direkte, indirekte me veprime, mosveprime, pavarësisht se mund të kemi qenë jo pjesë aktive e dickaje që ka ndodhur.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbulohet-tema-te-zheji-te-hane-kokat-apo-te-shtypen

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/nI69FwkClZk
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form