Rreth 20 predha janë zbuluar nga zhytësit vullnetarë, predha këto që mendohet janë hedhur në vitin 1997.
Zhytësit vullnetarë, të cilët po bënin pastrimin e nëndetit në Sarandë, kanë zbuluar predhat, ndërsa në det ndodhen edhe një sasi granatash.?Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.?, -shprehen vullnetarët.
Predhat ndodhen në afërsi të Limanit, dhe përbejnë një rrezik potencial, pasi kontakti me spirancat e anijeve dhe jahteve të cilat ankorohen në këtë territor do të sillte katastrofë.