Qyteti i Berlinit, mirëpret më shumë se 12 milionë vizitorë çdo vit, duke gjeneruar 11 miliardë euro të ardhura për sektorin e turizmit.
Muri i Berlinit dhe sajte të tjera të lidhura me luftën e ftohtë, janë atraksionet më të mëdha të qytetit. Turistët nxitojnë të bëjnë selfi dhe të blejnë suvenire, si për shembull pjesë të murit apo kartolina.
?Unë doja ti tregoja nipave të mi pak histori. Mua më pëlqen historia ndaj edhe kam ardhur në Evropë sepse Australia nuk ka një histori shumë të gjatë. Ndaj për historinë e vërtetë duhet të vish në Evropë?, shprehet një turiste australiane.
?Ne kemi ardhur nga Nova Skocia në Kanada, për punë, dhe kishim disa momente të lira sot që po i shfrytëzojmë për të parë disa sajte historike dhe muri i Berlinit ishte i pari që donim të shihnim?, tregon një turist kanadez.
Fotoja klasike që merret si suvenir është ajo e ushtarëve amerikanë në Checkpoint Charlie, që dikur ishte pika e kalimit nga Berlini perëndimor në lindje. Në vitet pas bashkimit të Gjermanive, ky vend është shndërruar në një lloj Disneyland-i të historisë, me shitësit që shesin kapela të ushtrisë së kuqe dhe maska gazi dhe të tjerë, të veshur me uniforma ushtarake amerikane të gatshëm të pozojnë për foto me turistët, sigurisht përkundrejt një pagese.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH