http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në fjalën e tij me qytetarë të kane gjetur zgjidhje të problemeve pas ankesës së bërë në portalin e bashkëqeverisjes, është ndalur sërish tek të korruptuarit e sistemit të drejtësisë, atë që ai e ka pagëzuar më emrin KÇK (kap ca te kapesh) qe e quan organizata kriminale më e rrezikshme që vepron sot në vend.Shefi i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se do të çojnë në Kuvend edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK, nuk mund të them më shumë por të jeni të sigurt se të gjithë do të shohin në praktikë, jo në fjalime.?Ka nisur pastrimi i sistemit dhe shumë nga xhakajdurët që janë në sistem e dinë që nuk e kalojnë vetingun dhe do i kapi fshesa janë lëshuar, KÇK, organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në vend, e veshur me petkun e ligjit dhe funksionin si organizatë grabitësish ordinerë. Për KÇK ne po bëhemi gati dhe sikundër e kam lajmëruar lidhur me krimin e organizuar, paralelisht me një ligj special për ta cuar luftën kundër krimit në një nivel të pandodhur më parë dhe me rezultate të garantuara, ne do të cojmë në Kuvend edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK, nuk mund të them më shumë por të jeni të sigurt se të gjithë do të shohin në praktikë, jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit të organizuar dhe KÇK?.Gjithashtu kryeministri Rama është shprehur se ligji special kundër krimit të organizuar do të çlirojnë përfundimisht kadastrën e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë që prej shumë vitesh ka qenë e kapur nga krimi.?Kadastra e Durrësit, jam i bindur se ligji special kundër krimit të organizuar do të çlirojnë përfundimisht kadastrën e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë që prej shumë vitesh ka qenë e kapur nga krimi. Vëmednje më të madhe do të ketë sidomos për zonat ku ka interes për zhvillim turistik ku krimi i organizuar synon që të shpërlajë paratë e pista por nuk do ti gëzojnë.?Ndërkohë shefi i qeverisë ka ftuar të gjithë të mos ngurrojnë të shkruajnë, duke lajmëruar se paralelisht Qeveria po punon për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh.