Duhen vetem 800 mije leke/muaj per IGJEUM

RTV KLAN 2019-11-05

Views 19

UPT: Nuk kemi fonde, duhet ndërhyrje nga qeveria

Ky është stacioni sizmologjik i Korçës, por ai mund të masë tashmë vetëm tërmetet e lehtë. Prej disa muajsh në punë është vetëm aparati që mat lëkundjet e vogla të tokës, nën 6 ballë.

Teknologjia e stacionit është instaluar 13 vite më parë dhe sot shumica e aparaturave dhe antenave janë me defekt. Ndërsa stacioni i sizmiologjisë në Peshkopi është tërësisht jashtë funksionit, ashtu si edhe 4 të tjerë në vend.

Këto stacione, pjesë e Institutit të Gjeoshkencave janë në varësi të Universitetit Politeknik.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Rektori Andrea Maliqari e pranon situatën, por thotë se me të ardhurat nga universiteti nuk mund të kryhen investime madhore.

Rektori Maliqari thotë se dy janë zgjidhet të cilat mund të siguronin funksionimin e plotë të këtij institucioni.

Të ngritur gjatë viteve 60-70, stacionet sizmike në vend operonin me staf që përpunonte të dhëna gjatë 24 orëve. Shpenzimet e tyre llogariten rreth 800 mijë lekë në muaj, të cilat sigurohen kryesisht nëpërmjet granteve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS