Report TV-100 'Heronj të Popullit’ në Bulevard, historianët: Ka emra që s’kanë dhënë jetën në luftë

Report TV 2019-11-05

Views 0

?Shqiptarët në Luftën e dytë Botërore?. Kjo është tema që ka bërë bashkë historianë edhe studiues në një konferencë treditore në Muzeun Historik Kombëtar për të diskutuar për pozicionin e tyre gjatë kësaj periudhe. Historianët e cilësojnë evokimin e Luftës Nacional Çlirimtare një ngjarje, e cila duhet që të evokohet në këtë përvjetor të 75-të Çlirimit të Vendit. Historiania e njohur Ana Lalaj, teksa e vlerëson Luftën Nacionalçlirimtare, si ngjarjen më të rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë në vend, ndalet edhe tek 100 portretet e ?Heronjve të Popullit? ekspozuara këto ditë në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

?Evokimi i luftës Nacional Çlirimtare Antifashiste në Shqipëri ja vlen që të evokohet. Këtë gjë se bëjmë vetëm ne, por edhe popujt e tjerë. Ajo që unë do të thosha, është që Instituti i Historisë është duke iu përgjigjur kësaj situate edhe kësaj ngjarje të madhe që përkujtohet këtë vit. Sa u përket fotove të vendosura në Bulevard, mendoj se edhe ky është një evokim që ja vlen të bëhet se përkujtohen ato figura që kanë dhënë jetën. Janë heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por mes tyre janë përfshirë edhe një apo dy figura, të cilëve nuk u takojnë meritat e luftës. Janë emra që kanë dalë edhe në media, por që në këtë rast duhej një kujdes më i madh, se në këtë mënyrë krijohen provokime edhe radikalizohet situata. Radikalizmi i situatës në një krah sjell edhe përgjigje radikale nga krahu tjetër?, shprehet historiania Ana Lalaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS