Report TV -45% e shqiptarëve janë larguar në 7 vitet e fundit, këto janë katër shkaqet kryesore

Report TV 2019-11-04

Views 0

45% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria, drejt vendeve fqinje ose të Bashkimit Evropian nga viti 2012 e deri më sot. Më shumë se 1 e treta e popullsisë ose konkretisht 1.44 milionë shqiptarë, nga 3.2 milionë banorë që banonin në Shqipëri, kanë migruar dhe tashmë jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali. Sipas të dhënave të strategjisë për Diasporën, vendet fqinje si Italia dhe Greqia janë destinacionet kryesore ku kanë emigruar shqiptarët.

Duke iu referuar shifrave të ?People Movin? në Greqi jetojnë rreth 677 mijë shqiptarë, ndërsa në Itali 523 mijë shqiptarë. Këto të dhëna janë pasqyruar në projekt-strategjinë e Ministrisë për Diasporën, për strategjinë 2021?2025, e cila është hedhur për konsultim publik pak ditë më parë, dhe synon hartimin e një kuadri ligjor mbrojtës për të bërë të mundur integrimin e diasporës tyre në shoqëri, duke iu garantuar edhe të drejtën e votës.

Share This Video


Download

  
Report form