Report TV - Denaj: Akti normativ për buxhetin do të japë zgjidhje për problemet në ekonomi

Report TV 2019-11-04

Views 0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi gjatë seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet Akti Normativ se ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike për këtë vit ka rritur përgjegjshmërinë për të parë ritmin e rritjes së këtij viti duke e korrigjuar në 3.4%. Denaj tha se sektorët që kanë shënuar rritje të qenësishme pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti janë industria nxjerrëse e përpunuese përveç energjisë elektrike me 15.6% rritje, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me 4.4% rritje, ajo e prodhimit të produkteve të drurit dhe letrës me 15% rritje. Rritje të qenësishme që varion nga 4.8-13.9% pati në pjesën më të madhe të sektorit të shërbimeve.

Ndër sektorët që sipas ministres Denaj kanë shënuar performance të ulët janë ai i energjisë elektrike dhe ai i argëtimit dhe shlodhjes ku bëjnë pjesë lojërat e fatit me minus 1.6%, krahasuar me një vit më parë. Rritja në gjysmën e parë të vitit është gjeneruar nga rritja e kërkesës së brendshme specifikisht nga konsumi si dhe nga eksportet neto të shërbimeve, të cilat reflektojnë një performance mjaft të mirë të turizmit.

Akti Normativ sipas Denajt, do t?i japë zgjidhje disa problematikave të hasura gjatë implementimit të deritanishëm të buxhetit të shtetit, duke ruajtur të pandryshuar nivelin e planifikuar të parametrave kryesorë makroekonomikë, por duke garantuar financimin e nevojave të pushtetit vendor, garantimin e financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit për përballimin optimal të situatës emergjente, si dhe rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve publike nëpërmjet rialokimeve mes zërave të shpenzimeve.

Share This Video


Download

  
Report form