Mediu: Të krijohet komuniteti për integrimin europian! BE po zvogëlohet në Ballkan

Report TV 2019-11-02

Views 1

TIRANE- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur jatë mbledhjes se Asamblesë Kombëtare të PR-së për situatën politike në vend . Mediu u ndal tek shtyrja e negociatave duke e quajtur atë një dobësim të rolit të BE në Ballkan. Mediu tha se ulja e ndikimit të BE në Ballkan mund të rrisë influencën ruse, kineze dhe të regjimeve të tjera religjioze.

Kreu i PR propozoi ndertimin e nje komuniteti per integrinin europian me ish ministra te jashtëm të drejtuar nga Besnik Mustafaj dhe Arta Dade. Vendimi i Presidentit Makron e bën shumë më dramatike gjendjen, sepse duket qartë që çështja e zgjerimit të BE është në pikëpyetje, roli i BE në Ballkan ka rënë, ndikimi i Europës në luftën kundër autoritarizmit, oligarkisë, sistemeve jo demokratike, do jetë më i dobët.

Ndikimi i BE si faktori më i rëndësishëm gjeopolitik në Ballkan, do jetë shumë më i dobët, duke i dhënë terren influencës së Rusisë, Kinës dhe regjimeve religjoze.

Share This Video


Download

  
Report form