Moikom Zeqo rrëfen “Centaurin e fundit”, si simbol shprese për shqiptarët në këtë realitet mbytës

Report TV 2019-11-02

Views 0

Shkrimtari edhe poeti Moikom Zeqo rikthehet tek lexuesi me librin ?Centauri i fundit?. Ai e quan këtë botim një tregim autobiografik të jetës së tij. Ndërsa, titulli i librit merr shkas nga një parabolë që ka në qendër ekzistencën e centaurëve, kur njerëzit besonin edhe bota ishte e mbushur me ta. Derisa një ditë i vetmi që kishte besim tek centaurët ishte një fëmijë. Edhe vëtëm falë besimit, që ekzistonte mes tyre fëmija dhe centauri mundën të udhëtonin bashkë nëpër hapësira edhe kohë të pafundme. Ndonëse, profesor Moikom Zeqo është në pritje për t?u shtruar në sërisht në spitalin Universitar ?Nënë Tereza?, pasi prej disa vitesh kurohet nga leucemia akute, vendosë të rrëfejë për ?ReportTV? ?Centaurin e fundit?.

Share This Video


Download

  
Report form