Atentat prokurorit te Durresit, Arjan Ndoja

RTV KLAN 2019-11-01

Views 8

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, mbeti i plagosur në një atentat të organizuar kundër tij në autostradën Tiranë-Durrës.

Bashkë me të u plagos shoferi i tij, Andi Maloku dhe shtetasi Aleksandër Laho, një person me precendentë penalë nga Shijaku.

?Automjeti ku ndodhej edhe prokurori Arjan Ndoja ishte nisur drejt Tiranës, por ra pre e një atentati në mbikalimin e Shkozetit?.

Ishte ora 16 e 30 minuta, kur makina me të cilën ata po udhëtonin në drejtim të kryeqytetit, një Mercedez me targë AA 333 ZD, që rezulton në pronësi të shtetasit Fadil Çalliku, u godit me breshëri plumbash kallashnikovi.

Atentatorët qëlluan nga një tjetër autoveturë në lëvizje dhe u larguan. Makina e prokurorit përfundoi pak metra në krah të autostradës. Pjesën më të madhe të plumbave ajo e ka në pjesën e pasme.

Të plagosurit u nxorën që aty nga disa kalimtarë, siç shihet në këto filmime amatore të bëra nga kalimtarë të rastit, e të publikuara në rrjetet sociale.

?Menjëherë pas ngjarjes, prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho u sollën në spitalin e Durrësit. Ata janë nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën?.

Prokurori 44-vjeçar Arjan Ndoja ka marrë dy pluma.

Spitali i Durrësit u rrethua nga forca të shumta policie. E njëjta situata paraqitet edhe në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje më të rëndë drejtuesi i mjetit.

?30-vjeçari Maloku e rezulton në gjendje kritike për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në kurriz?.

Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje në përpjekje për të identifikuar dhe kapur autorët. Mësohet se 2 persona janë shoqëruar gjatë mbrëmjes në polici për t?u marrë në pyetje.

Rreth 2 orë pas ngjarjes policia gjeti në zonën e Ishmit një mjet tip Benz 280 dhe brenda 2 kallashnikovë. Mendohet se ato u përdorën nga atentatorët. Dyshohet se targat janë të vjedhura.

Prokurori Ndoja u bë i njohur kohët e fundit për shkak të akuzave publike të lëshuara kundër tij nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministri Braçe.

Ata e akuzuan atë për lidhje me grupet kriminale, pas arrestimit me urdhër të tij të ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, i cili u lirua më pas nga Gjykata e Apelit.

I plagosuri Aleksandër Laho ose Landi Muharremi njihet nga policia si person me precedentë penalë dhe si një prej të fortëve të zonës së Shijakut.

Sipas policisë, ai ka qenë i përfshirë edhe në dhunën ndaj biznesmenit Fadi Mitri, në Shtator të vitit 2016. Ai kishte plan për të investuar afro 400 milionë euro në një resort në Gjirin e Lalzit dhe pas dhunimit u largua nga Shqipëria.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS