#rtvora #oranews
Disa gra të Astrit protestuan kundër ambasadorit të OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt si reagim ndaj gjestit të tij, ku i ngriti gishtin e mesit banorëve të Astirit.
Me pankarta në duar ato u futën brenda ambientit ku po mbahet ?Forumi për zhvillimin e medias?, ku ndodhet edhe ambasadori Borchardt.
Me thirrjet ?Të të vijë turp? dhe ?Ik nga Shqipëria?, protestueset kërkuan largimin e Borchardt nga vendi ynë.
Ndërkohë në njërën nga pankartat shkruhet "Borchardt në Tiranë, turp për Shqipërinë".
Protestueset qëndruan për disa minuta brenda dhe më pas u larguan.
Ato thanë se kërkojnë që Borchardt të shpallet non grata në Shqipëri, duke paralajmëruar sërish protesta.
?Është e papranueshme ajo që ka bërë ndaj nesh. Do e ndjekim me protesta kudo që do të shkoj Borchardt,?-u shprehën protestueset.
Kjo është protesta e dytë e banorëve të Astrit ndaj ambasadorit të OSBE.\
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ik-nga-shqiperia-protesta-kunder-bernd-borchardt
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp