"Historia ime" se shpejti ne Tv Klan

RTV KLAN 2019-10-31

Views 2

Së shpejti një talk show i ri do të shfaqet në ekranin e Televizionit Klan. Programi më i ri, ?Historia ime? do të sjellë për shikuesit aktualitet dhe tematika të ditës, investigime që shkojnë përtej lajmeve të kronikave, rrëfime njerëzore dhe të vërteta.
Ky format do të ofrojë për publikun histori, të cilat do të identifikohen me problematika dhe tematika të ndryshme. 
Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në Televizionin Klan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni.
Opinionet dhe reflektimet e ekspertëve të fushës së psikologjisë dhe asaj ligjore nuk do të mungojnë në interpretimin e çdo rasti që do të trajtohet në program.
?Historia ime?, do të fillojë transmetimet në ditët në vijim, duke qenë çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form