Artan Hoxha nxjerr pamjet ekskluzive: Kontenieri me 130 kg kokainë i shpëtoi skanerit në Durrës

Report TV 2019-10-30

Views 5

TIRANE-Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar mbrëmjen e sotme një rast të trafikut të kokainës që erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontenier, por që nuk u zbulua nga skaneri në portin e Durrësit. Kontenieri u tërhoq nga pronari i kompanisë së bananeve dhe u dërgua në magazinë në Patos, por gjatë natës persona të armatosur kanë dhunuar rojen duke marrë më pas pakot e kokainës, që sipas tij llogaritet që të kenë qenë 100-130 kg. Hoxha ka publikuar ekskluzivisht për Report Tv edhe pamjet e kontenierit me banane që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina.

"Në datë 21 Tetor një kontenier që kishte ardhur nga i njëjti që u kap ai orizi, Guajakili në Ekuador-porti i Pireut Athinë-Durrës, pasi kishte qëndruar 4-5 ditë, kishte shkuar pronari që kishte porositur bananet dhe e kishte çuar nga Durrësi në magazinat në Patos, ndërsa gjatë natës një grup i armatosur i marrin peng rojën, i hapin kontenierin nga jashtë. Që do të thotë se ky që ka bananet nuk ishte brenda rrjetit. Droga ishte vendosur sikur ajo e 137 kg, në pjesën e jashtme frigoriferike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS