Teksa kreu i Partisë Demokratike është zhvendosur në një nga zonat më të shtrenjta në Shqipëri për të jetuar në vilat e oligarkëve të ' Long Hill' në periferi të Tiranës, partia që ai drejton deklaroi se kjo shpërngulje është e përkohshme për shkak të dëmtimeve që ka pësuar banesa e Bashës nga tërmeti i rënë më 21 shtator.
Por kjo deklaratë e Partisë Demokratike hidhet poshtë nga Bashkia e Tiranës, ku në një prononcim për Report Tv zëdhënës të bashkisë bëjnë me dije se tek banesa e familjes Basha tek Stadiumi Kombëtar, nuk është bërë asnjë llojë raportimi për dëme nga tërmeti i 21 janarit. Bashkia thekson duke thënë se dihet publikisht se Basha ka ndërtuar pa leje në pallatin ku jetonte dhe tashmë nuk ka marrë asnjë aplikim për leje punimesh apo rregullimesh për shkak të tërmetit të rënë disa javë më parë.
"Teksa dihet publikisht qe z. Basha ka ndertuar pa leje kate shtese ne pallatin e tij, prane Stadiumit Kombetar ne NJA nr. 2, as diten e termetit e as sot nuk eshte deklaruar asnje dem. Per me teper, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marre aplikim per punime meremetimesh nga termeti e kesisoj, as nuk ka dhene nje leje te panevojshme e te pakerkuar nga Familja Basha." thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për Report Tv.
Në një kohë kur PD gënjen hapur opinionin publik, me anë të një kërkimi të thjeshtë tek agjencitë imobiliare, mësohet se një shtëpi në zonën ku është shpërngulur Basha kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj.
Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.Mësohet se Basha është zhvendosur në javën e kaluar, e ndërsa me ardhjen e tij në këtë zonë janë rritur masat e sigurisë. Ky kompleks është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar nga PD-ja si oligark pranë PS-së.