Al-Bagdadin e tradhtuan! Spiuni që vodhi mbathjet e liderit të Shtetit Islamik

Top Channel Albania 2019-10-29

Views 4

Kurdët sirianë pretendojnë se kishin arritur të vendosnin një spiun në rrethin e brendshëm të Abu Bakr al-Bagdadi, i cili vodhi një palë mbathje të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij, çka do t?i jepte pastaj dritën jeshile sulmit kundër kryeterroristit.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) këmbëngulin se luajtën rol kryesor në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, ku ai po planifikonte arratisjen përtej kufirit me Turqinë.

Donald Trump në këtë mënyrë e minimizoi rolin e SDF, që drejtoi fushatën ushtarake kundër Isis-it me trupat amerikane, por të cilën Trump e braktisi në fillim të këtij muaji duke urdhëruar trupat amerikane të largohen cka i hapi rrugën një sulmi turk kundër kurdëve sirianë.

?Që nga 15 maji, kemi punuar së bashku me CIA-n për të ndjekur Al Baghdadin dhe për të monitoruar nga afër,? tha Polat Can, një zyrtar i lartë i SDF në Twitter. ?Një prej njerëzve tanë qe në gjendje të hynte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi.

Ai i ndryshonte vendbanimet shumë shpesh dhe po përgatitej të transferohej në një vend të ri në Jerablus (në kufirin me Turqinë) ?. Falë mbathjeve që ky person mori, u bë i mundur një test AND-je, dhe u vërtetua se bëhej fjalë saktësisht për kreun e shtetit islamik.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS