Duke folur në telefon Deputetja e “gafave” pyetet për hallet e qytetarëve, por ja reagimi i saj

Report TV 2019-10-28

Views 9

Dy javë më parë, Majlinda Halilaj, deputetja që zuri vendin e Lulzim Bashës, mbajti një fjalim plotë gafa.

Duke qenë se javën e kaluar, nuk kishte parlament pasi një herë në muaj deputetët kanë javën e qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre e më pas për t?i ngritur në foltoren e Kuvendit, Halilaj u pyet nga gazetarët, se çfarë problematikash kishte marrë nga qytetarët.

Halilaj u shfaq në oborrin e Kuvendit, duke folur në telefon, ndërsa gazetarët tentuar t?i merrnin një prononcim se cfarë problemesh kishte marrë nga qytetarët, në mënyrë që t?i ngrinte në Kuvend.

Duke mos e shkëputur asnjë moment telefonin nga veshi, Halilaj, nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve.

Të vetmen përgjigje që dha ishte lidhur me fjalimin që mbajti dy javë më parë, duke thënë se nuk kishte ndodhur asgjë.

Dy javë më parë, Halilaj teksa fliste për projektligjin e mazhorancës për ?Koorporatat e investimeve?, ajo bëri gafa të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës ?Koorporatë?, duke e shqiptuar ?Koperatë?.

Pasi video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend, reagoi edhe e zonja e gafave përmes një postimi në Facebook.

Duke të dashur që të korrigjonte gabimet dhe justifikuar, ajo deklaroi se gabimet i kishte bërë pasi kishte pasur probleme shëndetësore me njërin sy, e kjo kishte bërë që të mos ishte e qartë për qytetarët.

Në postimin e saj në Facebook, deputetja shkruan se gabimet janë për njerëzit dhe se askush nuk është perfekt. Më tej, Halialaj shkruan se njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë.

Por, ajo që bie në sy, është se teksti që ka shkruar në Facebook, ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, duke e bërë akoma më të qartë se deputetja nuk di jo vetëm të lexojë por as të shkruajë.

Share This Video


Download

  
Report form