Kercenohet Rudina Hajdari: Merrni masa para se te kemi viktime ne Parlament

RTV KLAN 2019-10-28

Views 3

Deputetja Rudina Hajdari thotë se është kërcënuar brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit dhe kërkon që të merren masa shtesë për sigurinë. Në seancën e sotme Parlamentare, Hajdari bëri me dije se ka dërguar një shkresë për marrjen e masave, dhe i kërkoi Ruçit që sa më shpejt të shtohet siguria, sikurse ajo tha, ?përpara se të ketë një viktimë në Parlament?. Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se është kërcënuar në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit, por nuk përmendi emra.

?Z.kryetar, para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që kërkon që ju të siguroni ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu dhe u kam kërkuar që të siguroni dhe ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot në 2019 që deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam patur raste në zyrën time kur persona kanë ardhur në zyrë dhe më kanë kërcënuar. Nuk mundet që kjo të ndodhë më. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem merrni masat përpara se të kemi ndonjë viktimë këtu në Parlament. Ju kërkoj dhe njëherë që siç janë këtu masat përballë Kuvendit të Shqipërisë, t?i kemi po të njëjtat masa në Kryesinë e Kuvendit. Asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar mirë. Asnjë deputet nuk duhet të marrë përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë deputetë të tjerë. Duhet të jemi seriozë. Ju lutem më duhet një përgjigje në lidhje me atë shkresë dhe të merren këto masa sa më shpejt të jetë e mundur?.

Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se e ka adresuar këtë shqetësim dhe shkresën e deputetes Hajdari ia ka dërguar Ministrisë së Brendshme.

?U kam kërkuar punonjësve të shërbimit që prej sallës së Kuvendit dhe godinës së Kryesisë së Parlamentit punonjësit e shërbimit të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjit. Kërkesën e tuaj e kam përcjellë, duhet t?i ketë vajtur sot ose ditën e shtunë Ministrisë së Brendshme që të merren masa për shqetëismet që kemi ngritur në shkresën që më keni përcjellë?, tha Gramoz Ruçi.

Share This Video


Download

  
Report form