By-Pass-i i Tepelenës është drejt përfundimit. Përgjatë të gjithë aksit është duke u punuar me intensitet të lartë, ndërsa punimet për mbrojtjen lumore kanë përfunduar plotësisht. Drejtori i Autortietit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho, thotë se 70% e veprës është ndërtuar dhe puna po fokusohet në kilometrin e parë dhe të dytë. Në pjesën e parë të rrugës vështirësitë janë më të mëdha, pasi bëhet fjalë për një vepër arti, e cila vë në dukje edhe pamjen e kalasë së Ali Pashë Tepelenës.
?Është vepër arti e gjitha, një nga veprat që është aplikuar për herë të parë në Shqipëri me një karrexhat konsol 6 metra, është vepër inxhinierike e standardit të lartë?, thotë Verdho.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku kërkoi që puna të ecë me shpejtësi dhe rruga të përfundojë përpara afatit të caktuar në kontratë.
?Nuk është thjesht një By-Pass, i cili do të ndihmojë dhe do të shfryjë të gjithë trafikun, që kalonte nga brenda qytetit, por është një vepër shumë e rëndësishme dhe për vetë Tepelenën si qytet, pasi poshtë kemi krijuar shëtitoren buzë lumit, që e kthen në një pikë turistike me interes shumë të madh.?
Punimet për By?Pass-in e Tepelenës nisën në korrik të vitit 2018-ë dhe parashikohet të përfundojnë në Korrik të vitit që vjen. Rruga prej 2.1 kilometrash do të lidhë segmentet Levan-Tepelenë dhe Tepelenë?Gjirokastër?Kakavijë duke u bërë një nyje e domosdoshme për korridorin jugor të vendit. Në të dy anët e rrugës parashikohet ndërtimi i dy korsive 2.5 metra secila dhe ndërtimi i trotuareve përgjatë Kalasë. Vepra i ka kushtuar buxhetit të shtetit 29 milionë dollarë.