Samiti i Paqes, Thaçi: Të nisë urgjent dialogu Kosovë-Serbi! BE e padrejtë me Shqipërinë

Report TV 2019-10-26

Views 1

I pranishëm në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore, me temë ?Paqja, Siguria dhe Zhvillimi?, Kreu i Shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të niset sa më shpejtë dialogu me Serbinë, për të zgjidhur problemet e vjetra mes dy vendeve.

Thaçi është shprehur se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut, duke shtuar se një marrëveshje me Serbinë do të përshpejtojë procesin e integrimit në familjen euro-atlantike.

?Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do ishte mirë të bëheshin pjesë e BE. Duhen zgjidhur të gjitha problemet që kanë shtetet tona mes vetes.

Sa më parë të jetë e mundur të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, me shtytjen e SHBA dhe BE, për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk kemi kohë për të humbur. Dialogu nuk ka alternativë, përkundrazi shpejton procesin e integrimit në familjen euro-atlantike.?, ka theksuar Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për vendimin e Këshillit Evropian, duke e cilësuar si padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Ne në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë për liberalizimin e vizave. Na është bërë padrejtësi si Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Por, jam i sigurt se tërë kjo nuk shkakton hamendje, dyshime dhe ngecje se çka duhet të bëjmë dhe si duhet të sillemi tan e tutje në raport me BE. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE sa më parë të jetë e mundur, sepse nuk kemi fat tjetër historik e politik.",- u shpreh Thaçi.

Share This Video


Download

  
Report form