Report TV - Nga 1 marsi 2020 lejet mjedisore merren (përfundimisht) online/ Testi nis nga 1 dhjetori

Report TV 2019-10-25

Views 0

TIRANE - Aplikimi online për lejet mjedisore do të fillojë në portalin e-Albania prej datës 1 dhjetor 2019.  Deri në datën 28 shkurt 2020 do të jenë të dyja format e aplikimit, online dhe në formë shkresore pranë institucioneve përgjegjëse. Kjo do të jetë një periudhe tranzitore, dhe që prej 1 marsit të 2020 aplikimi do të bëhet vetëm online.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se se me kalimin online  të lejeve mjedisore ngrihet një sistem kombëtar elektronik, transparent, i monitoruar dhe i shpejtë në funksion të mbrojtjes së mjedisit."Ajo që po synojmë të fillojmë me këtë proces është që i gjithë aplikimi të jetë online, të mos ketë një raport mes biznesit, studios mjedisore  dhe administratës mjedisore, të mos ketë një raport që shpesh ka qenë një raport i vështirë dhe është komentuar si raport që  dhe përpiqet të gjejë një zgjidhje  që në rastin më të mirë është një zgjdhje që nuk vlerësohet ashtu si duhet, në rastin më të keq është një zgjidhje e cila ka lënë vend për një raport buroktratik por ajo që është më e rëndësishme është që për mbrojtjen e mjedisit dhe për parimet që vendos legjislacioni shqiptar të mos ketë me diskutim. Ajo që ne duam të eliminojmë me këtë sistem të ri, është ky raporti me të vërtetën , pra kërkesa që vjen nga MTM dhe është përkthyer tashmë në një sistem nga Agjencia Kombëtare e Infiormacioni është që raporti të jetë gjithmonë e më shumë i bazuar në fakte, dhe në rregulla. Ajo që duam është ngritja e  një sistemi elektronik kombëtar, bashkëkohor dhe të integruar për të arritur një nivel më të lartë të mbrojtjes së mjedisit përmes parandalimit , minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis, të kemi një sistem për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional qendror dhe vendor, duke garantuar përgjegjësitë në procedurë sipas funksionit dhe duke lehtësuar zbatimin e legjislacionit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, lehtësimin dhe rritjen e transparencës, dhe sigurisht procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Pra ne duam që të jetë një proces i kontrolluar, i monitoruar por natyrisht edhe shumë më i shpejtë sesa sistemi që kemi sot", tha Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form