Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se do të rinisë hetimet për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili dilte ne përfundimin se dyshimet paraprake për vetëvrasje ?nuk duken shumë të vërteta?.
26 vjeçari vdiq 5 nëntorin e vitit 2016 në burgun e Prizrenit ku po mbahej për më shumë se dy muaj nën dyshimin e përfshirjes në sulmin mbi parlamentin e Kosovës për të cilin një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 21 vjet heqje lirie katër aktivistë të kësaj lëvizjeje.
Në një deklarate për shtyp, prokurori sqaroi se ?ashtu siç është thënë në ekspertizën e saj, ka dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit.?
Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe ndërhyrja e një personi të tretë në këtë proces fatal duhet të mbahet parasysh?, ? thuhet në përfundimet e raportit zviceran, të publikuar nga Prokuroria.
Nëntorin e tre viteve më parë, autoritetet thanë se, sipas autopsisë, Astrit Dehari kishte ndërruar jetë si prej bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë sic u tha asokohe, e dëmtimeve të vet shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme.
Por as lëvizja Vetëvendosje dhe as familjarët e të ndjerit nuk qenë pajtuar me raportin e organeve të drejtësisë dhe patën kërkuar hetim ndërkombëtar.
?Ne e dinim që Astritin e vranë në burg? ka thënë e ëma e tij. raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe atë shqipe iu dorëzua sot familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH