'Alpet' bllokojnë në Shkodër 8 kamionë me dru, policia Gjoba dhe hetim për 5 inspektorë

Report TV 2019-10-24

Views 0

SHKODËR- Në kuadër të operacionit "Alpet"  janë sekuestruar 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) në Shkodër vendosi gjoba administrative, që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.Policia njofton se më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Shkodër janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar 9 persona, nga të cilat 5 janë punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Share This Video


Download

  
Report form