Një ditë pas vrasjes së Lazër Arrajt në fshatin Palaj të Shkodrës, policia ka zbardhur ngjarjen që i mori jetën 55-vjeçarit.
Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 26-vjeçarin Marashaj Arraj që është edhe kushëriri i parë i viktimës. Sipas policies, ngjarja ka ndodhur për konflikte të vjetra mes dy familjeve.
Lazër Arraj u gjet i vrarë në rrugë nga nipërit e tij që më pas lajmëruan policinë. 55-vjeçari banonte në Shkodër, ndërsa në fshatin e tij të origjinës kishte shkuar për të marrë zahiretë e dimrit.
Mbrëmjen e djeshme, fshati ku ndodhi vrasja, u blindua nga forca të shumta policie dhe në orët e para të mëngjesit të së martës identifikuan dhe vunë në pranga 26-vjeçarin Marash Arraj. Ky i fundit akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.