Zbardhet vrasja në Dukagjin. Një ditë pas ekzekutimit të 55-vjeçarit Lazër Arraj është arrestuar si i dyshuar kryesor Marash Arraj 26-vjeç, kushëriri i parë i viktimës, djali i xhaxhait, banues në fshatin Shtoj i Ri. Autori është arrestuar në zonën e Shoshit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve, ndërsa i riu do të akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje.
Arraj u vra me armë zjarri në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit. 55-vjeçari jetonte në Shkodër, ndërsa kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit, por duket se dicka ka shkuar keq me djalin e xhaxhait, që e vrau.