#rtvora #oranews
Seanca paraprake ku pritej që të vendosej për të dërgimin në gjyq të dosjes ?Toyota Yaris" ka dështuar pasi nuk ishin njoftuar dy të shpallurit në kërkim Alfred dhe Elvis Vladi të cilët nuk gjenden nga policia. Por ndryshe nga organet e rendit, që nuk bëjnë të mundur kapjen e tyre, avokatët mbrojtës deklaruan në gjykatë se ata ndodhen jashtë Shqipërisë.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën paraprake për dosjen e "Toyota Yaris" për shkak se nuk kanë marrë dijeni dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të shpallur në kërkim.
Avokatët thanë në seancë se ata nuk gjenden në vendin tonë, por janë jashtë Shqipërisë, ndërkohe që merrnin persipër njoftimin e familjeve të tyre.
Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani, dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për ?pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje.
Për të njëjten dosje po kryen hetime dhe prokuroria belge, e cila mori ne pyetje te arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nuk-u-njoftuan-kusherinjte-vladi-shtyhet-seanca-toyota-yaris
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz