http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Evropës nuk ka marrë një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut. Kancelarja Merkel ishte e para që doli në konference për shtyp pas tryezes së përbashkët të liderve të BE të cilët nuk gjeten një gjuhë unanime për ti dhënë një përgjigje pozitive këtyre dy vendeve.Merkel tha se Gjermania ishte pro hapjes së negociatave me të dyja vendet mirëpo kishte disa vende të tjera që nuk ishin dakort si Franca, Holanda dhe Danimarka.Kancelarja vlerësoi reformat e mëdha të bëra në Shqipëri sidomos atë në drejtësi ndërsa tha se vendi ynë ka bërë përpjekja të mëdha edhe për të frenuar azilkërkuesit. Megjithatë Merkel tha se hapja e negociatave do të rikthehet ne qëndër të vemendjes në samitin e radhës, atë të Zagrebit.?Kur diskutuam hapjen fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje. Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit do t?i rikthehemi kësaj çështje. Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë. Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.Nuk po mbaj secrete, tre vende ishin kunder. Do te punojme fort do duhet te pranojme se do te kete zhgenjim. Ia kam thene dhe zaevit. Mbeshtesim idene qe procedurat e zgjerimit te jene me transparente dhe nuk eshte automatizim. Duam te behemi te sigurt se duhet te biem dakord per disa gjera. Nuk mjafton. Maqedonia ka bere shume me emrin, si dhe anetaresimin ne Nato, duhet te flasim. Edhe Shqiperia ka bere progres. Shume vende te tjera nuk ka bere, Shqiperia ka bere shume. Ia kemi premtuar prej vitesh, plotesuan kushtet.