Kjo është pamja e përditshme e Tiranës ku duket qartë smogu, por kryeqyteti nuk është i vetmi, pasi sipas një studimi të publikuar nga BB, shqiptarët janë 100 % të ekspozuar ndotja e ajrit.
Por çfarë po e ndot ajrin në vendin tonë, i konsideruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si vrasësi i heshtur.
Bluzat e bardha thonë se për shkak të ajrit të ndotur po rriten sëmundjet bronkiale dhe kanceri i mushkërisë. Në vitin 2018 mbi 600 persona janë sëmurë nga kanceri i mushkërisë
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 91% e popullsisë botërore është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur, duke u marrë jetën rreth 600 fëmijë në vit. Rreth 7 milionë persona në vit humbin jetën nga ndotja e ajrit.