Ora News - Hajdari nxjerr 3 emrat që e hoqën si kryetare grupi

Ora News Lajme 2019-10-16

Views 0

#rtvora #oranews

Deputetja demokrate Rudina Hajdari komenton largimin e saj nga drejtimi i grupit parlamentar të opozitës së re.

Ajo tha se opozita që është në parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve dhe se ajo është faktorizuar, për të mbajtur këtë parlament në këmbë, për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe sot të fokusohemi në gjërat që i interesojnë Shqipërisë, siç është hapja e negociatave.

Pikërisht për këtë temë tha se nëse nuk hapen, fajtorët janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

"Ju kujtoj se janë tre persona që kërkojnë spostimin tim, persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut parlamentar, nuk kanë bërë asnjë iniciativë legjislative. Është tentativë e imponuar e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezi.

Këta tre persona vazhdojnë dhe vënë një presion të jashtëzakonshëm ndaj opozitës, këta nuk kanë për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se është tentativë nga jashtë, por opozita do të forocohët akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm. Edhe pse ata i druhen listave të hapura sepse dihet kush do të dalë sipër për të qenë në Kuvend, dihet se nuk do të dalin servilat nga garimi i drejtpërdrejtë. Që ne të ndryshojmë sistemin zgjedhor, kjo histori nuk do marrë fund, nëse kjo gjë mbytet nga këta dy persona kjo gjë nuk ka për të marrë fund", u shpreh Hajdari.

Ajo shtoi se pa mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk do të ishte opozita brenda parlamentit dhe se vendi do të ishte një situatë ku do të ndodhte marrëveshja e radhës.

"Në 10 tetor kemi patur takim me ambasadorin Soreca dhe Bochard, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe kërkesën për ndryshimin e sistemit, pas mbledhjes thamë se do ndajmë grupet e punës. Mbledhja grupit parlamentar lidhur me këtë temë u bë, por ishin këta tre persona që gjatë asaj mbledhje të paparashikuar, më pas u ngrit kjo çështje nga këta tre deputetë për dorëheqjen time. Me që doja ta trajtoja në mënyrë demokratike, iu thashë më lini një javë kohë. Por pretendusi e bëri fakt të kryer që unë dhashë dorëheqjen. Absolutisht jo, toleranca ime keqpërdoret. Ky pakt i kryer, bëri që zoti Lita të nesërmen të deklarojë grupin parlamentar", deklaroi Rudina Hajdari.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hajdari-nxjerr-3-emrat-qe-e-hoqen-si-kryetare-grupi-tentative-nga-jashte-te-shkaterruar-opoziten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS