Emisioni ?Stop? në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e sotme dy tutorët që organizojnë prostitucion në Korçë. Dy persona të infiltruar të ?Stop? u takuan me tutorët e njohur si Laci dhe Mario, me të cilët biseduan për të organizuar takimet me vajzat dhe për të negociuar pagesën.
Tutori i parë që takoi agjentët e emisionit, ishte i ashtuquajturi Laci. Për këtë, drejtuesi i emisionit ?Stop?, Saimir Kodra, paralajmëroi Lacin për një ngjarje të turpshme që ka bërë përpara 5 viteve.
?Takimi i parë. Emrin e ka Laci. Vjen Laci atje. Po hëmo ? tha - se mos jeni të policisë edhe nuk ju njohim. Laco, sonte e ke ngrënë për tërë ato që ke bërë në jetën tënde. Dhe ke bërë një maskarallëk shumë të madh që unë sot nuk mund ta them këtu, por në momentin e parë që t?i je pas hekurave, do të vij të demaskoj atë që ke bërë 5 vite më parë. Një vepër të turpshme, të tmerrshme, një perversitet të jashtëzakonshëm?, u shpreh Saimir Kodra.