BOOM/ Qytetari akuzon noteren për falsifikim firme, prokurori nuk pranon të hetojë

Ora News Emisione 2019-10-15

Views 1

#rtvora #oranews
Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli denoncimin e çiftit Hysen dhe Liljana Brojka kanë qenë pronar të një sipërfaqe toke truall 616m 2 të ndodhur në Selitë.

Me qëllim zhvillimin e pronës, çifti Brojka kanë lidhur marrëveshje me një firmë për ndërtimin e një pallati ku në bazë të kontratës, pas përfundimit të pallatit pronarët e truallit do të përfitojnë 40% të sipërfaqeve te ndërtuara në çdo kat dhe shumën prej 30 mijë euro.

Por sipas pretendimit të çiftit, kjo kontratë nuk është respektuar.

Noterja i thotë qytetarit që ti e ke firmosur vetë kontratën.

Ky i përgjigjet, po ta kem firmosur vetë pse duhet të akuzoj ty?

Qytetari i thotë me ço mua në burg nëse unë të akuzoj ty kot, por kjo nuk është firma as e imja dhe as e gruas time.

Si do firmosja unë për 200 mijë euro mall më pak?

Në bazë të dokumentave që disponon, "BOOM" ngre disa pyetje: -Janë 2 kontata të lidhura te e njëjta notere, e para kontratat e sipërmarrjes me firmën ndërtuese dt 10.12.2012, e cila është firmosur në çdo flete nga Hysen dhe Liljana Brojka.

Ndërkohe që te deklarata noteriale e dates14.5.2015 pranohet ezaurimi i të gjitha marrëveshjeve me firmën ndërtuese, e cila dyshohet se është falsifikuar, nuk rezulton të jetë e firmosur nga çifti Brojka në çdo fletë, por vetëm te fleta e fundit.

Prokuroria vendos mosfillimin e procedimit penal me arsyetimin se nuk është kompetencë e prokurorisë.

Situata bëhet dhe më lëmsh në gjykatë, të dhënat gabim, arsyetimi mbi një vendim gjyqi të vitit 2015 që nuk rezulton të jetë në emër të çiftit.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë, i nxjerr ankuesit, çiftin e bashkeshortëve Brojka, motër e vëlla . Me pas Gjykata le ne fuqi vendimin e Prokurorit për ?Mosfillimin e procedimit penal?ne baze te nje vendimi te vitit 2015, vendim i cili nuk ka te beje fare me çiftin Brojka.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/boom-qytetari-akuzon-noteren-falsifikim-firme-prokurori-nuk-pranon-te-hetoje-gjykata-coroditet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form