TIRANË- Frindet Kuqi, oligarku i naftës dhe pronari i kompanisë të naftës ?Eida?, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për ?Heqje të paligjshme të lirisë? dhe ?keqtrajtim personi?. Njeriu që listohet nga disa studime, si një ndër personat më të pasur në Shqipëri, është përfshirë në një ngjarje kriminale, ku Kuqi së bashku me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, rezulton të kenë dhunuar rëndë dhe marë peng, pronarin e një karburanti në qytetin e Përmetit, 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi