Arrestohen edhe tre protestues të 'Astirit' për bllokimin e rrugës, PD padit drejtuesit e policisë

Report TV 2019-10-14

Views 2

TIRANË-Tre banorë të zonës së 'Astirit' janë arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 pasi bllokuan rrugën sërish mbrëmjen e djeshme duke protestuar. Të arrestuarit janë Eduard Ferhati 27-vjeç, Tomor Gjata 56-vjeç dhe Ruzhdi Daci 54-vjeç, të tre banues në rrugën ?Teodor Keko? në zonën e Unazës së Re. Në fakt ky i fundit është hera e tretë që arretohet brenda një viti. Më 22 nëntor të 2018, Daci u arrestua për protestën e dhunshme që ndodhi para Kuvendit, ku dhe efektivja e Policisë Ina Nuka humbi dy gishta pasi u qëllua me kapsollë ndërsa një muaj më parë u vetëdorëzua në Polici pasi ishte shpallur në kërkim për incidentet tek Unaza e Re dhe u lirua më 13 shtator.

Me hyrjen në fuqi prej datës 8 Tetor të ndryshimeve në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve ata akuzohen për tre vepra penale ?Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Prishje të qetësisë publike? dhe Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit?. Mbrëmjen e djeshme në rrugën ?Teodor Keko? në zonën e Unazës së Re ata organizuan dhe zhvilluan protestën e radhës si cdo natë, që konsiderohet e paligjshme, pasi kanë bllokuar qarkullimin në të dyja anët e rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form