Shërbimi i 6 institucioneve tek ADISA! PD: VKM e papranueshme! Denaj: Mund të rishikohet

Report TV 2019-10-11

Views 0

TIRANE - Me vendim të Këshillit të Ministrave çdo biznes, i vogël apo i madh tashmë do t'i duhet t'i drejtohet Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), për shërbime që më parë i drejtoheshin direkt tatimeve. Në 2 Tetor qeveria ka vendosur t'i kalojë në varësinë e ADISA-s sportelet e Drejtorisë së Tatimeve duke zhvendosur edhe punonjësit aktualë të këtyre sporteleve nga punonjës të tatimeve në punonjës të kësaj agjencie. Ky vendim është kundërshtuar nga Partia Demokratike, ku sipas Dorian Telitit, kjo agjenci nuk mund të kryejë këtë rol, pasi nuk ka kapacitet e nevojshme. Për Telitin qeveria me këtë vendim sjell një tjetër barrierë proçeduriale. PD ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion ndaj bizneseve për të mbushur arkën e shtetit, ndërkohë që administrata tatimore ka bllokuar shërbimet për tatimpaguesit duke ja deleguar një kompanije private.

Share This Video


Download

  
Report form