Patate të mbushura me proshutë dhe krem djathi
Përbërësit:
- 6 patate të mëdha (sa grushti)
- Vaj + kripë
- 150 gr proshutë coto
- 200 gr krem djathi
- 40 gr qepë të njomë (bishtat)
- 400 gr salcë bechamel
- 150 gr mozzarella
Përgatitja:
Patatet i lajmë mirë dhe më pas i lyejmë me pak vaj ( me gjithë lëkurë), i spërkatim me kripë dhe i vendosim në një tavë. Tavën me patate e fusim në furrë në temperaturën 170°C, për 45 minuta.
Pasi të kalojnë 45 minuta, largojmë patatet nga furra dhe bëjmë një prerje për së gjati në një të tretën (?) e patates.
Pasi t?i kemi hequr patatet nga furra, pastrojmë tulin e patates dhe e vendosim atë në një tas, më pas pataten e shtypim me një pirun. Këtë pure që formuam e shtojmë në një tepsi.
Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me 6 patatet e mbetura. ?
Pastrojmë tulin e patates duke lënë muret anësore (0.5 cm) dhe tulin e patates që pastruam e vendosim në një tas.
Shtojmë në tas proshutën në shirita të shkurtër, kremin e djathit dhe bishtat e qepëve të njoma. I përziejmë mirë dhe me një lugë mbushim patatet dhe i vendosim me mbushje nga proshuta, nga poshtë, në tepsinë ku kemi shtruar bazën me patate, pra me kokë poshtë.
Ndërkohë përgatitim bechamelin. Për të përgatitur bechamelin na duhen 2 lugë gjelle gjalp, 2 lugë gjelle miell, 400 ml qumësht, kripë, piper dhe armoskat. Mbulojmë patatet me bechamel dhe mbi të vendosim nga pak djathë mozzarella. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 190°C për 25 minuta.
E servirim një patate në bazë pureje me sallatë mix.