Report TV -Akuzat mbi Arjan Ndojën/ KLP- Ramës dhe Braçes: Paragjykojnë ecurinë e procesit!

Report TV 2019-10-07

Views 0

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të zv. kryeministrit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama të cilët akuzojnë prokurorin e Prokuorisë së Durrësit Arjan Ndoja se mbështet një grup kriminal. KLP i bën thirrje Ramës dhe Braçes që të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo Prokuror, dhe për çdo rast të shkeljeve disiplinore të denoncojnë pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Share This Video


Download

  
Report form