Report TV -Rrëfimi i pianistit Andi Kongo për “Imazhin e Gjon Milit në jazz”

Report TV 2019-10-07

Views 0

?Ishte kohë lufte, kohë e çmendur, viti 1943. Jazz-i ishte shpërthim i swing-u të plotë, ndaj çfarë subjekti më të mirë mund të zgjidhja për një ngjarje, se sa mbledhjen e muzikantëve ekstrovertë dhe një turmë fansash. Regjistrimet audio ua dërguam forcave tona përtej oqeanit, si dhe realizuam foto për artikullin e revistës ?Life?. Çdo artist i shquar në botën e jazz-it që ndodhej në qytet erdhi në studio?. Kështu do t?i përshkruante Gjon Mili orët e gjata me yjet e muzikës jazz në studion e tij, që ndodhej në një bodrum të New York-ut. Por, lidhja e tij me muzikën jazz edhe dashuria që ai kishte për të, si rrallëherë erdhi si një dëshmi në Teatrin Metropol, kësaj here jo nëpërmjet filmave, që ai ka realizuar në vitet 40-60, si ?Jammin the blues?, ?Stompin for Mili? edhe ?Improvisation?, por në koncertin ?Imazhi i Gjon Milit në jazz? nga Black Band.

?Ishte një ngjarje që duhet përcjell tek publiku shqiptare, sepse Gjon Mili përveçse kontributit që ka dhënë në fotografi, ai ka pasur edhe një dashuri shumë të madhe për jazz-in. Kjo gjë nuk dihej mjaftueshëm, prandaj në mënyrën tonë ne realizuam një koncert ku sollëm pjesë nga filmat, që ai ka realizuar, por edhe këngë popullore shqiptare, që kanë ngelur ndër vite në repertor, që njerëzit i këndojnë edhe i kërcejnë edhe sot, si Lule Borë, Tuman kuqe me lule, Dëbora zbardhi malet etj., donim që të realizonim atë që do të donte edhe Gjon Mili nëse do të ishte gjallë?, shprehet kompozitori Gjon Mili.

Share This Video


Download

  
Report form