#rtvora #oranews
Administratori i një agjencie sigurimesh i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 10 vjet burg është arrestuar në Spanjë.
Në pranga ka rënë Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana. Ai akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Kapja e tij u bë nga shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Madridit.
"Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës. Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar" njofton policia.
13 mijë euro për të mbërritur në Australi
Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme Mensur Prençit, të riut nga Dibra, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur 5 vite më parë, në 2014.
Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin Mensur Prençi fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-siguroi-udhetim-kundrejt-13-mije-eurove-dibranit-arrestohet-ne-spanje-administratori-i-agjencise-fantazme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz