#rtvora #oranews
26 nxënës të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital mbrëmjen e së enjtes, 3 tetor 2019 me simptomat e vjelljes, temparatures dhe marrje mend.
Institucionet shtetërore nuk flasin për faktorët që sollën situatën alarmante, por prindërit denoncojnë se shkaktar është fast-foodi pranë shkollës.
"Ne dyshojmë te ushqimet që shiten edhe brenda në shkollë, edhe jashtë përreth shkollës."
Drejtoresha e Shëndetit Publik, Dhurata Hysi,nga ana tjetër nuk përjashton mundësinë e intoksikimit nga uji.
"Në mënyrë absolute, uji për momentin të mos konsumohet. Shpresojmë që të mos jetë nga uji, sepse nëse do të ishte nga uji do të kishte një epidemi."
Shkaku i helmimit të fëmijëve nuk kaloi pa debate.
"Dyqanin që marrin fëmijët përditë dhe ushqehen përse e kanë mbyllur sot?" tha nje prind
"Si u helmuan fëmijët për dy ditë nga uji, uji është tash 20 vjet këtu?!" tha nje prind tjetër.
Drejtoresha e shkollës thekson se për të gjetur shkaqet duhen pritur analizat.
"Situata në shkollën "Adem Haxhia" në Postribë është krejt nën kontroll dhe nuk ka asgjë alarmante. Kemi pasur disa nxënës me probleme shëndetësore që ndoshta mund të jenë virozat e stinës.Për një rezultat përfundimtar të presim përgjigje nga AKU."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-helmohen-20-nxenes-te-nje-shkolle-ne-postribe
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz