#rtvora #oranews
Kadastra e Durrësit është nën presion për regjistrim të paligjshëm të pallateve. Zv/ kryeministri Erjon Braçe zbulon të vërtetën që fshihet pas arrestimit të Liridon Pulës me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës.
Sipas Braçes bëhet fjalë për një historie të gjatë gati një mujore presioni, shantazhi kriminal mbi Pulën. Zv/kryeministri ishte i pranishëm në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë ndaj Liridon Pulës në Gjykatën e Durrësit.
Ndaj tij u dha masa e sigurisë 'arest me burg"
Prokurori dhe gjyqtarja presion psikologjik
Braçe tha se prokurori i çështjes Arjan Ndjoi dhe gjyqtarja po i bëjnë presion psikologjik një zyrtari të shtetit dhe kujtoi se prokurorë dhe gjyqtarë të tillë që nuk kanë kaluar vetingun nuk duhet të ekzistojnë në institucionet shqiptare.
Erjon Braçe: Pa më të voglin diskutim ky është akti final i një historie të gjatë gati një mujore presioni, shantazhi kriminal mbi atë punonjësin e shtetit që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presion kriminal që nuk është bërë për cështjen në fjalë për të cilën është akuzuar, por është bërë për pallate monstruoze, të cilat duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Është bërë jo për atë që pretendon prokurori, po presion kriminal për ca vjedhje të tjera shumë të mëdha në kohë të ndryshme, në zonën e Gjirit të Lalzit dhe duke ardhur në Durrës. Kjo do të thotë që ai punonjësi i shtetit, pavarësisht shantazhit ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale. Unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova për rreth 1 orë e gjysmë që e gjithë akuza e ngritur mbi të jo vetëm është e paprovuar, por ka dhe lajthitje marramendese që i referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi.
Në rastin në fjalë duhet të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës në Durrës duhet të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, gjë që nuk e pretendon as prokurori dhe në krahun tjetër duhet të kishte sjellë dëme mbi privatët. Kompaninë që ka bërë ndërtimet në Lalëz, ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit atje. As nga pronarët e truallit, as nga kompania, as nga shteti nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka kryer regjistruesi apo punonjës të tjerë brenda zyrës së regjistrimit të Kadastrës në Durrës.
Ka forca të tjera që janë kundër këtij vullneti, janë kundë rinteresit të qytetarëve dhe janë kundër çdo nëpunësi shteti që kryen detyrën me nder, dinjitet dhe në përputhje me ligjin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-presion-drejtorit-te-kadastres-ne-durres
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz