Report TV -Drafti i PS që pranon kushtet kryesore të PD për reformën zgjedhore

Report TV 2019-10-03

Views 0

Opozita e bashkuar deklaroi të mërkurën se i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore, por në të njëjtën kohë shpalli pesë kushte në këmbim të angazhimit të saj. Por kushtet e opozitës konsistojnë në mënyrën e realizimit të reformës zgjedhore dhe jo për përmbajtjen e saj.

Njëkohësisht kryeministri Edi Rama në një intervistë per Report Tv tha se për të plotësuar kushtet e vendosura nga Gjermania për të hapur negociata, mjafton të votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor që përputhen me kërkesat e OSBE-ODIHR dhe që janë të shkruar, pa nevojë për të pritur mbështetjen nga PD dhe LSI.

Share This Video


Download

  
Report form