Holanda vijon të mbetet skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri holandez, Mark Rutte, bëri të ditur se qeveria e tij ende nuk ka marrë një vendim nëse do të mbështesë hapjen e negociatave për 2 vendet në samitin e liderëve të 15 ? 16 Tetorit.
?Përsa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, ashtu si edhe disa shtete të tjera. Të shqetësuar jemi më shumë për Shqipërinë sesa për Maqedoninë e Veriut. Pyesim veten se sa ka përparuar Shqipëria dhe do të këshillohemi për këtë çështje gjatë javëve në vijim me miqtë tanë europianë. Jemi shumë të shqetësuar për mungesën e përparimit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet do të vazhdojnë.?
Deklaratën e bëri në një konferencë për shtyp në Berlin me kancelaren Angela Merkel, mbështetësja kryesore e hapjes së negociatave për Shqipërinë, këmbëngulja e të cilës, siç pohoi edhe deputeti i CDU/CSU-së Kristian Shmid, bëri që grupet parlamentare të shumicës qeverisëse të ndryshojnë qëndrimin refuzues ndaj vendit tonë.
Tv Klan